Vendi nuk po gjen qetësi nga ngjarjet e rënda të njëpasnjëshme. Në Memaliaj, një tjetër person i cili nuk është identifikuar nga policia, vrau një 72 vjecar duke e goditur disa herë me mjet prerës. Viktima Faik Ajdini u gjet i pajetë në një përrua në afërsi të fshatit Zhapokikë, nga familjarët e tij. Nga verifikimet paraprake në trupin e të moshuarit, u konstatuan dy goditje në qafë dhe në kokë, cka i kanë shkaktuar 72 vjecarit hemorragji e për pasojë ka humbur jetën.