Një 67 vjecar në Durrës, aksidentalisht pësoi djegie në disa pjesë të trupit, teksa po digjte disa shkurre pranë banesës së tij,. Ngjarja u shënua në lagjen nr 10 të qytetit bregdetar, rreth orës 11.50 minuta, ndërsa shtetasi me iniciale SHD, u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve, ai ka marrë djegie në krah dhe në kraharor, pasi flakët u përhapën me shepjtësi.