Prokuroria e Elbasanit thotë se ka arritur të provojë shkencërisht provojë se personi i vrarë më 15 dhjetor 2023 nga Sokol Mjacaj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin është Arben Lleshi. Teksa trupi i tij ndodhet ende në morg, Prokuroria dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore u detyruan të bëjnë akt-ekspertim për shkak të pretendimeve të familjarëve, që pasi nuk u paraqitën për disa muaj për të tërhequr trupin, thanë se ai nuk i përket Arben Lleshit.