Një sherr banal në Itali ka degraduar deri në pëdorimin e armës së zjarrit, ku një punonjës fast foodi u qëllua me pistoletë nga një klient, për shkak të vonesës së porosisë. Incidenti u regjistrua në fastfudin Casa Rusti në Pescara, ku autori Federico Pecorale, 29 vjeç qëlloi 4 herë me armë drejt 23 vjeçarit Yelfri Guzman, ku ky i fundit fatmirësisht mbeti vetëm i plagosur. Mediat italiane kanë publikuar pamjet filmike, që tregojnë momentin e revoltimit të 29 vjecarit, i cili nxjerr pistoletën dhe godet punonjsin.