Një i ri ka provuar t’i vërë zjarrin një xhamie në Qipro, pranë portit të vjetër të Limasolit, por për fat të mirë tentative e tij ka përfunduar pa dëme. Policia qipriote ka raportuar se pak pas mesnate një i ri ka hedhur fishekzjarre të mbështjellë me lëndë djegëse, në mënyrë që t’i vërë zjarrin Xhamisë së Re, megjithatë është identifikuar nga shërbimet e sigurisë në xhami.