Pas vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar, Brigen Limka, autori grek është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pire, për tu njohur me masën e sigurisë. 68 vjeçari grek u shfaq me pranga në duar, i veshur me antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie. 68 vjeçari i cili vrau të premten Brigen Limkën, baba i tre fëmijëve, me plumb në kokë ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.