Ushtarët e njësive speciale afgane, që kanë luftuar përkrah trupave amerikane, por që janë vendosur në Iran pas tërheqjes së SHBA-së vitin e kaluar, tani po rekrutohen nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë, thanë për agjencinë Associated Press tre ish-gjeneralë afganë. Ata thanë se Rusia dëshiron të rekrutojë mijëra ish-komando elitare afganë “në legjionin e huaj”, duke u ofruar pagesë mujore prej 1.500 dollarësh, duke u ofruar strehim për ta dhe familjet e tyre dhe garanci se nuk do të dëbohen për në Afganistan, ku shumë besojnë se do të përballeshin me vdekje në duart e talibanëve.