Artur Kalaja është anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë, i dekretuar nga presidenti i vendit Ilir Meta. Me emërimin e Kalasë, i cili më herët ka qenë pjesë e Gjykatës së Apelit të Tiranës, numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë shkon në 8, ndërsa ka ende 11 vakanca për t’u plotësuar. Kalaja kaloi procesin e Vetingut, ndërsa KPK ngriti dyshime fillimisht sa i takon pasurisë. Po ashtu dyshime ndaj tij pati edhe per faktin se ka pasur “trajtim preferencial”.