Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 22-vjeçarin që I shiti kokainë një 15-vjeçareje në Sarandë. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ndërsa u zbulua pasi e mitura u paraqit për ndihmë mjekësore pasi shfaqi probleme pas konsumimit të drogës. Ajo tregoi për hetuesit se çfarë ndodhi si dhe ku e gjeti lëndën narkotike.