Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për heqjen e sekuestrimit të celularit të tij. Vendimi u mor në seancën e mengjesit të kësaj të marte nga gjyqtari Erjon Bani. Celulari i Veliajt u sekuestrua nga agjentët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit si provë materiale, teksa i është bashkëngjitur dosjes që po hetohet nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado. Erion Veliaj u shoqërua mesditën e 10 shkurtit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion nën dyshimin se ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.