Një 18 vjecar shqiptar humbi jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Caselle Torinese të Italisë. Blendi Halili nga Kosova po drejtonte mjetin tip Ford, kur u përplas me një mur duke bërë që makina të shpërthente në flakë. Bashkë me të në automjet ishin edhe dy shokët e tij, njëri 18 vjeç dhe tjetri 16 vjeç, të cilët mundën të dilnin nga automjeti, përpara se të shpërthente në flakë.