Safet Bajri është njohur me masën e sigurisë arrest me burg në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pas procedurave, ai është shoqëruar nga forcat RENEA drejt dhomave të paraburgimit. Bajri u arrestua me urdhër të SPAK në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.