Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të premte në një një servis makinash në Lezhë, me pasojë vdekjen e një personi. Spas Milloshi, gomist në këtë servis humbi jetën fatalisht, teksa po frynte gomën e një kamioni, pranë zonës së servisit ku ai punonte. Mësohet se në momentin që po fryntë gomën, ajo plasi dhe për pasojë i shkaktoi vdekjen 53 vjecarit, dyshohet nga presioni i lartë. Ngjarja ndodhi në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, në orën 08.30 të mëngjesit, kohë kur gomisti sapo kishte mbërritur në punë. Ndonëse ambulance shkoi në vendngjarje, ishte e kotë pasi 53 vjecari kishte ndërruar jetë. Policia e Lezhës nën drejtimin e prokurorisë ka nisur një hetim për të zbardhur këtë ngjarje.