Në kërkim të zëvendësimit të gazit rus kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka kthyer sytë në drektime të tjera. “Iraku do të ishte një partner i preferuar bashkëpunimi në importimin e gazit dhe naftës në Gjermani", tha kancelari Olaf Scholz pas një takimi me kryeministrin e ri të Irakut, Mohammed Schia al-Sudani, në Berlin. Importet e gazit mund të shpërndahen nga Gjermania edhe më tej në vende të tjera europiane. Scholz theksoi, se Gjermania nuk do të jetë sërish e varur vetëm nga një furnizues gazi si dikur me Rusinë.