Tre muaj pas vrasjes së Briken Sanajt te Kodra e Diellit, policia e Kosovës vuri në pranga Gjelosh Krasniqin, bashkëpunëtorin e Vladimir Kolës. Krasniqi u arretua në Pejë, si i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Sanajt vitin e kaluar. Ndërsa është ndaluar edhe një tjetër person, i cili ndihmoi Krasniqin të strehohej në një fshat të Pejës. Kështu bëri me dije zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikçi. Gjelosh Krasniqi i shpallur në kërkim ndërkombëtar si bashkëpunëtor në vrasjen e Briken Sanajt. Në kërkim për vrasjen e Briken Sanajt vijon të jetë Vladimir Kola, si ekzekutor i dyshuar dhe Kened Antoni, bashkëpunëtor në vrasje.