Gjykata e Posacme antikorrupsion rrëzoi kërkesën e bërë nga Marsel Decka, i përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj, për zbutje të masës së sigurisë. Gjyqtari Ejon Bani rrëzoi kërkesën e paraqitur nga Decka, si të pabazuar në ligj. Marsel Decka është një nga personat e përfshirë në atentatin e kryer ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e shënaur më 1 nëntor të vitit 2019, ku humbi jetën shoferii tij Andi Maloku.