U kërkoi falje fëmijëve dhe i penduar doli përpara gjykatësve, shqiptari që vrau bashkëshorten dhe për të u vendos masa e sigurisë arrest me burg. 51-vjecari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij Eleonorën shprehu pendesë në gjykatë, ndërsa pohoi se kishte vepruar në gjendje të rënduar psikologjike. Argumentet në fjalë nuk e bindën aspak trupën gjykuese e cili kërkoi vendosjen në qeli të shqiptarit. Sapo hyri në ambientet e gjykatës, teksa disa metra më tej ishin dhe të afërm të tij ai u shpreh: I kërkoj falje fëmijëve të mi.