Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për 32 vjeçarin Hairi Bajramaj, autori i aksidentit të rëndë të ndodhur në minutat e para të datës 28 nëntor në Bulevardin Ismail Qemali në Vlorë. 32 vjeçari shfaqi pendesë para gjykatës dhe u kërkoi falje familjarëve të 17 vjeçarit Leandro Shametaj, që mbeti i vdekur në vend nga aksidenti. Megjithatë, të afërm të viktimës kërkuan ashpërsim të dënimit.