Një nga aktorët më të premtues aktualisht në Turqi, Burak Yoruk, i cili ka deklaruar se ka prejardhje shqiptare ka përfunduar në polici. Kjo pasi Buraku u përfshi në një incident ku ka goditur shoferin e autobusit. Zënka nisi pasi ky I fundit nisi të ofendonte të dashurën e aktorit. Më pas 26-vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se si ndodhi ngjarja. Ai ka treguar që nuk mbështet dhunën në asnjë llojë forme, mirëpo shpjegoi se u vendos në një poztë tepër të veshtirë kur shoferi kishte shtyrë, ofenduar me fjalë të rënda të dashurën pas një situate të ndodhur në trafik.