Akropoli në kryeqytetin grek Athinë është mbyllur gjatë orëve më të nxehta të ditës për të mbrojtur vizitorët nga vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë vendin, shkruan BBC të premten. Turistëve u është ndaluar hyrja në atraksionin më të njohur të vendit nga ora 12:00 deri në 17:00. Athina po kalon në temperatura 40C ose më shumë.