Të afërm të një të moshuari pretendojnë se ai është aksidentuar për vdekje nga një makinë në lagjen Fermë të Bashkisë së Cërrikut dhe se policia ka fshehur ngjarjen. Sipas denoncimit të tyre, aksidenti ka ndodhur më datë 14 gusht rreth orës 21, kur 84-vjeçari Naum Bulli ishte duke kaluar rrugën. Ai është përplasur nga një automjet tip Volksvagen Tiguan, që drejtohej nga një gruar, e cila nuk ka ndaluar në vendngjarje.