Të afërmit e Çaush Shehajt, 89-vjeçarit i cili ndërroi jetë në spital pasi u dhunua nga dy persona që e grabitën në shtëpinë e tij në Klos të Mallakastrës, kanë kërkuar ndëshkim maksimal për autorët. Nga ambientet e spitalit, nipat e Shehajt shprehen se kjo është hera e dytë që i moshuari grabitet nga i njëjti person, duke akuzuar shtetin se nuk ka marrë masa herën e parë.