Një 12-vjeçare nga fshati Piskupat i Pogradecit ka rezultuar shtatzënë këtë të martë gjatë një vizite të kryer në spitalin e Korçës. E mitura ishte rreth 22-javëshe, ndërsa dyshohet se shtatzënia ka ardhur si pasojë e nj abuzimi seksual nga një I moshuar që ka njohje të afërta me familjen e viktimës. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur rreth katër muaj më parë, ndërsa rasti u evidentua pas ndryshimeve fizike në trupin e vajzës që nuk kishte treguar pasi autori mendohet se e kërcënonte se do ta vriste bashkë me prindërit.