Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë në qytetin e Vlorës, ku ndërhyrja e policisë shmangu një krim brenda familjes. Sipas informacioneve paraprake, efektivët janë njoftuar për një person të armatosur me thikë që po kërcënonte familjarët e tij. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 75-vjeçar, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë dhe kërcënoi me jetë bashkëshorten, si dhe familjarët e tjerë. Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka neutralizuar të moshuarin, i cili mbante një thikë në dorë. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.