Një ngjarjë e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjashtë në Sarandë, ku një shtetas dyshohet se ka vrarë një 65-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa viktima është goditur me shishe qelqi, ku për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.