Pas aksidentit të rëndë në Fier, ku një 15 vjecar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet që po qarkullonte me shpejtësi, policia shtoi kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim ndëshkimin e shoferëve që shkelin kodin rrugor. Përgjatë një jave 18 drejtues mjetesh u vunë në prangat e policisë së Fierit, ndërsa autoritetet kanë nisur procedimet penale për këto persona.