Një aksion si nëpër filma është zhvilluar nga policia helene, ku në përfundim u arrestuan 3 persona dhe u sekuestrua një sasi prej 31 kg marijuanë. Personat në fjalë udhëtonin me një automjet, në të cilin kishin fshehur drogën, ndërkohë që drejtohej nga një I mitur nga Shqipëria.