Një e mbijetuar e kancerit të kockës do të bëhet për të parën herë një astronaute. Personi i parë me një pjesë protezë të trupit do të dalë në hapësirë dhe ajo do të jetë edhe amerikania më e re në histori që do të ngjitet në orbitën e tokës. Këto janë risitë impresionuese që mund ti atribuohen së shpejti 29 vjecares Hayley Arceneaux. Në janar, ajo u përzgjodh për t’iu bashkuar ekuipazhit të misionit të parë civil në hapësirë. Ajo ishte shumë e entuziazmuar por u detyrua të heshtte për pak kohë.