Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët, ka komentuar raportin e Ëorld Justice Project për drejtësinë dhe lirinë nëpër botë. Sipas Berishës, ky raport ka konfirmuar dështimin e plotë të drejtësisë sorosiane në Shqipëri. Gjatë konferencës për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje BE-së dhe vendeve partnere të Shqipërisë, që të heqin dorë nga mbështetja ndaj kësaj drejtësie të kriminalizuar.