Një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës ka rënë në prangat e policisë shqiptare. Ai është kapur në fshatin Borje të Kukësit, gjatë një operacioni të koordinuar nga Komisariati i Policisë Kukës dhe Sektori i Forcës Operacionale Kukës. Bëhet me dije se i riu, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të "Vjedhjes së rëndë", ishte nën hetim nga autoritetet kosovare, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" ndaj tij.