Një 31-vjeçar turk, i cili rezultonte i shpallur në kërkim nga Austria për trafik të lëndëve narkotike, u arrestua në Pikën Kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në vendin tonë. Sipas autoriteteve, Gjykata e Vjenës kishte caktuar ndaj 31-vjeçarit turk, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Ndërkohë, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij, në bashkëpunim me homologët në Austri.