Dy marinarë të marinës amerikane janë arrestuar me akuzën se kanë kryer spiuunazh për Kinën. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja, që citojnë burime në kushtet e anonimatit nga brenda marinës amerikane. Një marinar 22-vjeçar që shërbente në një anije luftarake në San Diego u arrestua të mërkurën, duke u përballur me akuza në lidhje me spiunazh dhe komplot për të dërguar informacion tek zyrtarët kinezë.