Gjykata e Korçës ka lënë në burg 45-vjeçarin Bledar Trëndafili, i cili një muaj më parë dogji me benzinë bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili me të cilën ishte ne proces divorci. Trëndafili u njoh me masën e sigurisë "arrest me burg" të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë. Prokuroria kërkoi që 45-vjeçari deri në përfundim të hetimeve të lihet në burg, kërkesë kjo që u pranua nga gjykata.