Elon Musk tha se po merr masa ligjore kundër Jack Sweeney, adoleshentit që gjurmon lëvizjet e tij me avion privat. Ai gjithashtu bëri me dije se llogaria e të riut në Twitter është mbyllur. Sipas Musk, studenti i vitit të parë në Universitetin e Floridës ishte fajtor për një incident, ku dikush përndjeku familjen e miliarderit. “Mbrëmë, makina ku ishte djali im i vogël, u ndoq nga një ndjekës i çmendur duke menduar se isha unë”, Musk në Twitter.