Zjarret e shkaktuara nga moti ekstrem kanë marrë jetë njerëzish në Algjeri. Numri i të vdekurve nga zjarret është rritur në 34, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme, në mbrëmjen e së hënës, 24.07. Midis të vdekurve janë edhe dhjetë ushtarë. Ushtarët janë rrethuar nga flakët gjatë një operacioni evakuimi në qytetin Beni Ksila së bashku me banorët e një fshati fqinj, tha Ministria e Mbrojtjes. Erërat e forta i kishin fryrë zjarreve të hënën në mbrëmje. Presidenti algjerian, Abdelmajid Tebboune shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të ndjerëve.