Top News/ I gjithë ballkani ushtar… Shërbimi i detyrueshëm, temë në Serbi, Kroaci e Kosovë
30/01/2024 12:09

Të rinjtë në Beograd, Prishtinë dhe Berlin kanë pikëpamje të ndryshme për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Gjithnjë e më shumë po flitet për të, por ka probleme serioze. Dojce Velle ka biseduar me disa të rinj në rrugët e Beogradit, që e mbështesin rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, për arsye të ndryshme, që nga kërcënimet me të cilat përballet sot bota e deri tek ai që ata e quajnë feminizimi i meshkujve. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ka qenë temë debati në Serbi prej vitesh. Por tani është aktualizuar sërish, pasi Shtabi i Përgjithshëm i propozoi "komandantit suprem” Aleksandar Vuçiç rikthimin e tij. "Na duhet një periudhë e caktuar kohore që qendrat tona të rekrutimit të punojnë me kapacitet të plotë”, tha së fundmi ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç. "Kanë kaluar 13 vite nga pezullimi dhe nga ajo periudhë kemi 13 gjenerata që nuk janë as pjesë e reparteve rezervë. Pyetja kryesore mbetet, a duam një ushtri më të fortë apo më të dobët?" – pyet ai. Nga ana tjetër, ekspertët mendojnë se ushtria profesionale po bie. Ashtu si edhe në shumë vende evropiane, ushtria nuk ka mjaftueshëm njerëz. Edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka paralajmëruar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak pas mbarimit të shkollës së mesme. Debati në Kroaci është i ngjashëm me atë në Serbi. Njoftime vijnë edhe nga Lëvizja "Vetëvendosje” e Albin Kurtit në Kosovë. "Do të ishte mirë që çdo i ri të jetë i gatshëm për çdo gjë, nëse vendi përballet me ndonjë lloj konflikti”, thotë një i ri në Prishtinë. Siç shkruan DË, një sërë vendesh evropiane kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në dhjetë vitet e fundit. Ukraina dhe Lituania e bënë këtë pas aneksimit të Krimesë, Suedia që nga viti 2018, Letonia që nga ky vit. Në Norvegji dhe Danimarkë, ushtria është e detyrueshme, por ka mjaft vullnetarë për të rimbushur forcat, kështu që askush nuk detyrohet të shkojë në fund. Edhe në Gjermani është ndezur diskutimi për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Një sondazh i fundit tregon se 52 për qind e gjermanëve e mbështesin shërbimin e detyrueshëm, ndërsa 32 për qind janë kundër tij.

Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
DIGITALB DIGITALB