Dy javë acari në Shtetet e Bashkuara nuk kanë kursyer as njërin prej vendeve më të vizituara nga turistët, ujëvarën e famshme të Niagarës, duke dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm të natyrës. Ujëvara në kufi me Kanadanë ngriu pothuajse e gjitha, një pamje e jashtëzakonshme kjo që përsëritet thuajse cdo vit por këtë herë niveli I ngrirjes ishte edhe më I madh, duke I lënë pa frymë spektatorët fatlumë të cilët mundën të dëshmojnë skulturat natyrale të akullta, malet e dëborës dhe forma që e bëjnë këtë një peisazh dimëror gati të pabesueshëm. Pamjet: AFP