Finalizohet operacioni policor i koduar “Action”. Me armë zjarri dhe lëndë narkotike, në automjet, drejt Tiranës, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë dhe më pas u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetët e tyre, kapet dhe vihet në pranga, pas disa minutash ndjekjeje, 35-vjeçari nga Kamza. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike heroinë dhe një shumë e konsiderueshme parash, që u gjetën në automjet.