Ndue Pjetrushi, biznesmen në fushën e hidrokarbureve në Lezhë, mohon të ketë konflikte me persona të tjerë dhe nuk dyshon tek askush për zjarrvënien ndaj automjetit të tij. Makina u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme sipas burimeve nga grupi hetimor.