Prokuroria e Posaccme ka lëshuar nëntë urdhër-arreste për dosjen e kompanisë ‘5D Konstruksion’, ku dyshohet se ish-zyrtarë dhe zyrtarë të bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar këtë kompani në tendera publikë. Nga 9 urdhër-arrestet, për tre ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës është ekzekutuar masa e sigurisë arrest me burg.