Vladimir Topi, biznesmeni 75-vjeçar që u arrestua nga SPAK mesditën e të dielës, për akuzën e “Korrupsionin aktiv ndaj zyrtarëve publikë” është lënë në arrest shtëpiak nga Gjykata e Posaçme. Lirimin nga qelia e favorizoi edhe mosha e thyer e biznesmenit duke marrë një masë më të lehtë dënimi, ndërsa inxhineri Silvi Shehi u la në burg.