Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zotuar sërish të hënën se po punon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hapin negociatat përpara fundit të vitit. Pas ultimatumit që i dha Bullgarisë për heqjen e vetos nda Maqedonisë së Veriut, e cila po mban peng edhe Shqipërinë, i dërguari special amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka nisur një tur në rajon.