I dërguari special i presidentit amerikan, Steve Ëitkoff, ka fluturuar për në moskë në bordin e një avioni privat, për të negociuar lirimin e amerikanit të arrestuar në Rusi nga 2021, Mark Fogel dhe ka folur për tre orë e gjysmë me presidentin rus, Vladimir Putin, sipas Fox Neës, ndërkohë që uashingtoni dhe Kremlini, as nuk kanë konfirmuar dhe as nuk e kanë përgënjeshtruar takimin. “Nuk kam asgjë për të thënë për këtë cështje, nuk kam informacione”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass.