Kryeministri Edi Rama priti në zyrën e tij të ngarkuarin me punë të ambasatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Wisner. Detajet e takimit i ndau selia diplomatike amerikane në Tiranë përmes një postimi në Tëitter, ku shkruan se Rama diskutoi me Wisner për partneritetin strategjik, teksa zyrtari amerikan e falenderoi për mikpritjen e afganëve.