Autoritettet greke kanë ekstraduar drejt shtetit shqiptar Reis Haxhirajn, shqiptarin e akuzuar për pengmarrjen e një oficeri policie dhe plagosjen e vëllait të tij. Në vitin 2013, Haxhiraj së bashku me 6 persona të tjerë, u arratisën nga burgu i Drenovës në Korcë, por arratisja e tij nuk zgjati për shumë kohë. Ai u vendos në pranga nga policia greke, pasi u kap në malet e Kosturit.