Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, pas një vendimi gjykate që e kishte dënuar me 8 vjet heqje lirie u kap mesditën e sotme nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, paraditen e sotme, nga Seksioni i Kërkimit në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale në rrugën “Todi Shkurti”, pas informacioneve të marra në rrugë operative bëri të mundur arrestimin e shtetasit Nadir Lutaj, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.