Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme policore për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burimet zyrtare në njoftimin për mediat bëjnë me dije se nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.