Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe tentoi të korruptojë punonjësit e policisë gjatë momentit të ndalimit. Sipas bluve, 43-vjeçari u ofroi para efektivëve me qëllim shmangien e kryerjes së testit të alkoolit. Megjithatë, testi u realizua dhe rezultoi se ai drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, me një nivel prej 0.92 mg/l. Në përfundim të veprimeve procedurale, 43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.