Gjykata e Shkallës së Parë Kukës ka konsfiskuar disa pasuri që rezultonin në emër të familjarëve të shtetasit Fatjon Dautaj, i akuzuar për veprën penale pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Dautaj është arrestuar më parë nga Policia Metropolitane e Londrës për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa ka qenë nën hetim nga Agjencia Kombëtare Kundër Krimeve në Angli për trafik droge dhe pastrim parash.