Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Andrea Stase, 58-vjeçari i cili dhunoi dhe mbyti babanë e tij në Divjakë. Në seancën e zhvilluar këtë të dielë, 58-vjeçari është braktisur krejtësisht nga familjarët e tij, teksa ka pritur i vetëm vendimin e gjykatës. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Remas të Divjakës, ku 58-vjeçari pasi dhunoi të atin, e mbyti atë në kanal.